Edon Zhegrova mund ta bëj hapin e madh në karrierë këtë afat kalimtar veror.
Sulmuesi kosovar ka pasur një vit shumë të mirë te Lille në Ligue 1 dhe ka përfunduar në listën e dëshirave të Napolit.
Në fakt kampioni në fuqi i Italisë pritet të mbetet pa sulmuesin meksikan Hirving Lozano i cili do të transferohet në elitën e futbollit anglez, ku disa skuadra janë vënë pas tij.
Sipas asaj që ka njoftuar gazeta italiane La Repubblica, Napoli e ka identifikuar Zhegrovën si zëvendësuesin adekuat të meksikanit për krahun e djathtë të sulmit.
24-vjeçari ka kontratë me Lillen edhe tre vite të tjera, me skuadrën franceze që shpenzoi shtatë milionë euro për transferimin e tij.
Megjithatë një ofertë prej 10 milionë eurove mund të bëj francezët që të pranojnë largimin e reprezentuesit kosovar në drejtim të Napolit.
Zhegrova këtë edicion me fanellën e Lille ka zhvilluar 25 ndeshje ku ka realizuar katër gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë. /Telegrafi/