Bomba e ditës ishte mos përfshirja e Leroy Sane nga Gjermani në listën prej 23 lojtarëve në Rusi.
Me këtë vendim Joachim Low kishte befasuar të gjithë ekspertët e futbollit.
Trajneri ka tentuar të shpjegojë zgjedhjen e tij.
“Ishte një zgjedhje shumë e vështirë pasi duhet të zgjidhja mes tij dhe Julian Brandt. Në fund vendosa të zgjedh Brandt”.
“Draxler, Reus dhe Muller janë të padiskutueshëm. Leroy është një talent i madh”.
“Ai do të rikthehet në shtator. Në ndeshjet me Gjermaninë ai nuk ka bindur shumë”, ka thënë Low.
Për Sane ky padyshim do të jetë një zhgënjim i madh.
Ai me Manchester Cityn ai është shpallur kampion i Ligës Premier duke qenë një nga lojtarët kryesorë.
Ai ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë 12 asistime. /Telegrafi/