Telegrafi

Low: Schweinsteiger, njëri nga lojtarët më të mëdhenj të Gjermanisë

Bastian Schweinsteiger dhe Joachim Low (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Bastian Schweinsteiger do të mbetet në histori si një prej lojtarëve më të mëdhenj të Gjermanisë – ka thënë trajneri Joachim Low.

Kampioni i botës nga viti 2014 është pensionuar nga futbolli pas ndeshjes së fundit sezonale në MLS me klubin Chicago Fire.

Lexo po ashtu Pensionohet Bastian Schweinsteiger

Mesfushori gjerman ishte një prej futbollistëve më me ndikim në triumfin në Brazil para pesë vitesh, kur Gjermania e mposhti Argjentinën në finale me rezultat 1-0 në stadiumin ikonik, Maracana.

Joachim Low dhe Bastian Schweinsteiger (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Ish-futbollisti i Bayern Munichut dhe Manchester Unitedit regjistroi 121 paraqitje për kombëtaren dhe ishte kapiten për dy vite, pas pensionimit të Philipp Lahm.

“Sot kemi folur për Argjentinën, kur Basti e përfundoi karrierën e tij, një lojtar me shumë klas. Ai ishte padyshim një nga lojtarët më të mëdhenj që ka pasur Gjermania”.

(Foto: Jamie Squire/Getty Images/Guliver)

“Të gjithë ne duhet ta mbajmë një imazh të tij në kokat tona dhe të asaj ndeshjeje, finalen në Maracana, qarkullimin e gjakut, ai që vazhdonte të ngritej”.

“Ai duke luftuar derisa rrëzohet. Vullneti i tij për të fituar mund të shihet në secilin aksion. Ai ka qenë një lojtar i madh me personalitet të shkëlqyer”, ka thënë Low. /Telegrafi/