Telegrafi

Low refuzon mundësinë për tu bërë trajner i Real Madridit

Foto: Marca

Joachim Low ka përjashtuar mundësinë për tu bërë zëvendësues i Zinedine Zidane në stolin e Real Madridit.

Zidane befasoi të gjithë të enjten duke njoftuar largimin e tij nga Los Blancos, pak ditë pasi fitoi për herë të tretë radhazi Ligën e Kampionëve.

Pas largimit të tij nga Reali shumë emra trajnerësh u përfolën si të mundshëm për ta zëvendësuar francezin, ku njëri ndër ta ishte Low.

Lexo po ashtu Pochettino i pari në listë, por Reali ka edhe katër alternativa për pasuesin e Zidanes

Por, pakoja e trajnerëve të mundshëm për të marrë përsipër rolin e Zidanet në Real Madrid është bërë më e vogël.

Kjo pasi Low, trajneri i ekipit kombëtar gjerman të futbollit, e përjashtoi veten nga garat të premten në mëngjes.

“Unë absolutisht e përjashtoj këtë mundësi”, ka thënë Low në qytetin italian të Appianos ku Die Mannschaft po përgatitet për Kupën e Botës 2018.

Lexo po ashtu Reali shënjestron Lowin si zëvendësues të Zidanet

“Për mua kjo nuk është një çështje, pasi unë jam tani në Kupën e Botës”.

“Jam i sigurt se do të gjejnë një pasues të mirë për Zidanen”, përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/