Joachim Low ka përjashtuar mundësinë për tu bërë zëvendësues i Zinedine Zidane në stolin e Real Madridit.
Zidane befasoi të gjithë të enjten duke njoftuar largimin e tij nga Los Blancos, pak ditë pasi fitoi për herë të tretë radhazi Ligën e Kampionëve.
Pas largimit të tij nga Reali shumë emra trajnerësh u përfolën si të mundshëm për ta zëvendësuar francezin, ku njëri ndër ta ishte Low.
Por, pakoja e trajnerëve të mundshëm për të marrë përsipër rolin e Zidanet në Real Madrid është bërë më e vogël.
Kjo pasi Low, trajneri i ekipit kombëtar gjerman të futbollit, e përjashtoi veten nga garat të premten në mëngjes.
“Unë absolutisht e përjashtoj këtë mundësi”, ka thënë Low në qytetin italian të Appianos ku Die Mannschaft po përgatitet për Kupën e Botës 2018.
“Për mua kjo nuk është një çështje, pasi unë jam tani në Kupën e Botës”.
“Jam i sigurt se do të gjejnë një pasues të mirë për Zidanen”, përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/