Joachim Low ka folur së fundmi në lidhje me temën e shumëpërfolur në mes të dy portierëve, Manuel Neuer dhe Marc Andre Ter Stegen.
Javëve të fundit ka pasur shumë debat se cili portier duhet të jetë titullar te Kombëtarja e Gjermanisë.
Disa kanë preferuar portierin e Bayern Munichut dhe disa të tjerë atë të Barcelonës, duke i shtuar benzinë zjarrit në këtë debat.
Megjithatë, trajneri i Gjermanisë, Low ka konfirmuar se Neuer do të jetë numri 1 i kombëtares.
“Së bashku me trajnerin e portierëve Andreas Kopke, kemi vendosur që Marc të luajë në Dortmund dhe Manu në Tallinn”, ka thënë fillimisht Low.
“Ne e kemi diskutuar me të dy lojtarët këtë”.
“Kam konfirmuar shumë herë se Manuel Neuer është kapiteni ynë dhe numri 1 në Kampionatin Evropian – për sa kohë që nuk ndodh asgjë e jashtëzakonshme”, përfundoi trajneri i Gjermanisë. /Telegrafi/