Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka marrë dhuratën më të mirë të mundshme prej trajnerit të kombëtares gjermane, Joachim Low.
Ky i fundit si duket ka vendosur që ta pushojë lojtarin dhe mos ta ftojë në dy takimet e Gjermanisë, të cilat do t’i zhvillon më 11 dhe 15 nëntor.
“Kam lexuar shkrime rreth kësaj. Mendoj se ky do të ishte një vendim i mençur. Ne duhet të presim derisa Low të zbardh listën”, tha Wenger për mediat britanike, transmeton Telegrafi.
Ozil ka pasur një fillim fantastik të sezonit dhe ishte futbollisti kyç në fitoren e Arsenalit ndaj Ludogorets, ku shënoi një gol mahnitëse në minutat e fundit të takimit.
Mesfushori 28-vjeçari ka bërë 13 paraqitje për londinezët në të gjitha garat këtë sezon. Vlen të theksohet se kampionët e botës do të përballen me San Marinon Italinë. /Telegrafi/
Atyre që iu ka ikur ky gol i Ozilit, shijoni magjinë e tij (Video)