Telegrafi

Lovren do të largohet nga Liverpooli në afatin e ardhshëm kalimtar

Jurgen Klopp dhe Dejan Lovren (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Qe një kohë është duke u spekuluar se Dejan Lovren nuk ka të ardhme te Liverpooli, duke qenë se nuk bën më pjesë në planet e Jurgen Kloppit.

Ndërsa Liverpool Echo raporton se mbrojtësi kroat do të largohet nga Anfieldi në afatin e ardhshëm kalimtar.

30-vjeçari konsiderohet tepricë nga Redsat, prandaj e ardhmja e tij do të jetë te ndonjë klub tjetër.

(Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Lovren u transferua te Liverpooli në vitin 2014 nga Southamptoni, ndërsa vjen nga Akademia e Dinamo Zagrebit dhe ka luajtur edhe në Lyon të Francës.

Lexo po ashtu Lovren i parëndësishëm për Liverpoolin, por kroatin e duan tri skuadra të tjera angleze

Klubet londineze, Arsenal, Tottenhami Hotspur dhe West Ham United, kanë shprehur interesim për të, prandaj mund ta zgjatë qëndrimin në Ligën Premier. /Telegrafi/