Dejan Lovren po largohet nga Liverpooli pas pesë viteve të kaluara në Anfield.
Mbrojtësi kroat iu bashkua kampionëve aktual të Evropës në verën e vitit 2014 nga Southampton.
Edhe pse ishte një lojtar shumë i rëndësishëm për katër vite, në edicionin e kaluar Lovren e ka humbur pozitën e titullarit te The Reds.
Trajneri Jurgen Klopp i ka bërë të qartë se është zgjedhja e katërt pas Van Dijk, Gomez e Matip.
Kjo ka bërë që kroati të pranoj largimin nga Anfield dhe karrierën do ta vazhdoj në Bundesliga.
Bayer Leverkusen pritet të jetë skuadra e re e reprezentuesit kroat, pasi kanë bërë një ofertë rreth 20 milionë euro për të.
30-vjeçari pritet të nënshkruaj një kontratë katër vjeçare me Leverkusen, ku pritet ta formojë dyshen e mbrojtjes me gjermanin e ri Jonathan Tah. /Telegrafi/