Telegrafi

Lovren i larguari i parë nga Liverpooli, drejt transferimit në Rusi

Dejan Lovren . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Dejan Lovren pritet të jetë lojtari i parë i larguar nga Liverpooli.

Qendërmbrojtësi kroat do të largohet nga Anfield pas gjashtë viteve qëndrim.

Lovren ka humbur vendin e titullarit te Liverpool dhe pritet të largohet gjatë verës.

E ardhmja e kroatit pritet të jetë në elitën e futbollit rus, tek gjiganti Zenit St Petersburg.

Dejan Lovren . (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Lovren është shumë afër marrëveshjes me kampionin e shumëfishtë të Rusisë.

Në anën tjetër Zenit ka nisur tanimë negociatat edhe me Liverpoolin, ku pritet të paguajë mbi 10 milionë euro për kroatin.

Kujtojmë që interesim për mbrojtësin me përvojë kanë shfaqur edhe skuadra tjera si Roma, Sevilla dhe Bayer Leverkusen. /Telegrafi/