Telegrafi

Lovren: Kurrë nuk do e harroj Kloppin për këtë gjest të madh nga ai

Dejan Lovren ka folur për raportin e tij që ka me trajnerin Jurgen Klopp.

Kroati ka thënë se gjermani nuk është vetëm trajner, por edhe njeri i madh.

“Ka shumë gjëra që kam mësuar nga ai, por Klopp nuk është vetëm trajner, por edhe njëri i madh. Ai është një perfeksionist dhe kështu të gjithë duan të bëhen si ai”.

Lexo po ashtu Trajnerët me më së shumti fitore ndaj Guardiolas (Foto)

“Ai më dha disa ditë të lira, derisa vajza ime ishte e sëmurë në spital, kurrë nuk do ta harroj këtë”, ka thënë Lovren.

Që nga ardhja e Klopp mbrojtësi kroat është një nga ata lojtarët që është përmirësuar shumë nga Reds. /Telegrafi/