Mbrojtësi i Liverpoolit, Dejan Lovren, thuhet se ka rënë dakord për kushtet personale me Romën.
Sipas Sky Sport Italia, Roma ka arritur marrëveshje me të dërguarit e Lovren dhe tani Liverpool pritet ta pranojnë ofertën.
Giallorossët propozojnë huazim me mundësi blerjeje prej 25 milionë eurove.
Blerja do të bëhet e detyrueshme nëse ai luan një numër të caktuar ndeshjesh.
Roma kishte lëvizur për 30-vjeçarin, pasi çmimi për Toby Alderëeireld nuk ishte i përballueshëm.
Roma ka qenë në bisedime edhe për Daniele Ruganin, por së fundmi janë ndërprerë bisedimet. /Telegrafi/