Roma ka shprehur interesim për shërbimet e qendërmbrojtësit të Liverpoolit, Dejan Lovren.
Klubi italian e ka të huazuar Chris Smalling e Manchester Unitedit deri në fund të sezonit aktual dhe ka për qëllim që t’ia zgjatë qëndrimin.
Mirëpo, sipas Gazzetta dello Sport, nëse Giallorossët dështojnë në mbajtjen e futbollistit anglez, atëherë do t’i kërkojnë shërbimet e kroatit.
Lovren ka mbetur prapa në përzgjedhjet e Jurgen Klopp që kur në Anfield u transferua Virgil van Dijk.
Ndryshe, 30-vjeçari është pjesë e Redsave nga viti 2014 kur ishte transferuar nga Southamptoni. /Telegrafi/