Telegrafi

“Love On The Brain” e Rihannas interpretohet në mënyrë të mrekullueshme nga Ana Kabashi

Ajo shquhet për vokalin e veçantë dhe këtë tashmë e ka dëshmuar prej vitesh.

Bëhet fjalë për artisten nga Peja, Ana Kabashi, e cila tani ka zënë një vend mjaft të mirë në estradën shqiptare.

Këngëtarja, e cila në Instagram numëron mijëra fansa, ka bërë së fundmi një interpretim të një prej këngëve më të pëlqyera të kohës.

Ana Kabashi (Foto: Instagram)

“Love On The Brain” vjen e kënduar në mënyrë të mrekullueshme nga Kabashi, në një version më ndryshe.

Lexo po ashtu Ana Kabashi publikon pamje nga xhirimet e klipit të ri, duket tërheqëse dhe me plot stil

“Një ‘cover’ në këtë natë të vonë, kushdo që është zgjuar. Cilën këngë tjetër duhet ta bëj ‘cover’”, ka shkruar ajo.

Kënga origjinale e Rihannas është publikuar në qershor të vitit 2016 dhe për kaq vite ka mbledhur mbi 300 milionë klikime.

Ana ndryshe po vazhdon punën për projekte të reja dhe së shpejti pritet të kthehet me një prurje tjetër muzikore. /Telegrafi/