Telegrafi

Lotito: E ardhmja e Keitas në duart e Tares

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, ka thënë se e ardhmja e Keita Baldé Diaos është në duart e Igli Tares. 

Sulmuesi e dëshiron vetëm Juventusin edhe pse disa klube kanë dhënë më shumë para.

“Keita? Afati kalimtar është i hapur deri më 31 gusht dhe gjithçka është në duart e drejtorit sportiv Igli Tare”.

“Drejtori sportiv e ka për detyrë që ta bëjë skuadrën më garuese, dhe kjo nuk është në dorë të presidentit i cili në këtë rast është vetëm spektator”, ka thënë Lotito.

Afati kalimtar mbetet edhe disa ditë i hapur dhe pritet befasi sidomos te Juventusi i cili ende po kërkon përforcime. /Telegrafi/