Telegrafi

Lotito i acaruar me ofertën e Juventusit për Keita Balden

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, ka akuzuar Juventusin se ka bërë një ofertë të papërshtatshme për Keita Balde Diao, pasi nuk ka arritur as 15 milionë euro.

Beppe Marotta pretendoi më parë gjatë javës se Juventusi kishte bërë ofertë për Keita, ndërsa Sky Sport Italia duke elaboruar ofertën e bardhezinjëve thoshte se ajo ishte 20 milionë euro.

Lexo po ashtu Juve ka bërë ofertë zyrtare për Keita Balden

Megjithatë, Lotito duke folur për mediat italiane ka mohuar këto lajme, duke i cilësuar të pavërteta, teksa e ka akuzuar Juven për publik të lajmeve me dashje.

Lexo po ashtu Lazio ia tregon Juves dhe Interit çmimin e Keita Baldes

“Nuk është e vërtetë. Ata e kanë nxjerrë këtë lajm me dashje. Oferta e tyre nuk arrin as 15 milionë euro”, ka thënë Lotito për Il Messaggero.

Presidenti i Lazios gjithashtu ka treguar se klubi i tij po konsideronte një marrëveshje shkëmbimi që përfshinte Keita Balden dhe Ederin, por ky i fundit nuk dëshiron të largohet nga Interi, ndërsa Lotito synon të mbajë lojtarin e tij. /Telegrafi/