Site icon Telegrafi

Lotët e Simeones gjatë festës së golit ishin për Davide Astorin

(Foto: Enrico Locci/Getty Images/Guliver)

Giovanni Simeone shpërtheu në lot gjatë ndeshjes ndërmjet Cagliarit dhe Fiorentinas, të cilën skuadra e tij e fitoi me rezultat 5-2.

Në ndeshjen e zhvilluar në Sardinia, ndeshja u ndal në minutën e 13-të me ç’rast dy skuadrat shprehën respekt për ish-lojtarin e tyre, Davide Astori, i cili ndërroi jetë në mënyrë tragjike në mars të vitit të kaluar.

Simeone, po ashtu një ish-lojtar i Fiorentinas që aktualisht luan te Cagliari, nuk i mbajti lotët gjatë festës së golit të tij, teksa thoshte numrin 13-të, atë të bashkëlojtarit të ndjerë.

Lexo po ashtu Gjesti i madh i Fiorentinës për ish-kapitenin që ndërroi jetë: Astori, gjithmonë me ne

“Do ta kujtoj këtë ndeshje përgjithmonë. Ndeshjet ndërmjet Cagliarit dhe Fiorentinas janë shumë të veçanta për mua. Gjithmonë do t’i mbaj pranë zemrës. Kam menduar shumë këtë javë.

“Isha në ankth dhe kisha emocione, ndërsa tash jam i lumtur”, ka deklaruar Simeone për DAZN, i cili golin ia dedikoi Astorit. /Telegrafi/

https://twitter.com/InteristaC61/status/1193681286063362049

Exit mobile version