Telegrafi

Lotët e Messit pas humbjes nga Kili (Video)

Lionel Messi nuk i ka mbajtur lotët pas humbjes në finale të Copa America nga Kili.

Argjentina dështoi të fitonte sërish një trofe të rëndësishëm duke u mposhtur pas ekzekutimit të penaltive.

Në këtë mënyrë, kjo kombëtare mbetet pa një trofe të madh që nga viti 1993, derisa superylli i futbollit pritet t’i japë fund karrierës me përfaqësuesen pa asnjë trofe.

Dhe duke e ditur këtë, ai ka shpërthyer në lot pas dështimit të radhës që të fitojë një trofe me Argjentinën. /Telegrafi/