Site icon Telegrafi

Lotët e burrit, që kundërshton faljen e tokës Malit të Zi (Video)

Caktimi i vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi nuk po kundërshtohet vetëm nga partitë politike por po kundërshtohet fuqishëm edhe nga banorët e brezit kufitar, të cilët po thonë se u shit toka e tyre.

Në ditën kur raporti e ekspertëve të huaj për demarkacionin vërtetoi vijën kufitare të nënshkruar në mes dy vendeve muaj më parë, një banor i anës së Rugovës, i emocionuar e ka kundërshton demarkacionin me Malin e Zi, transmeton Telegrafi.

Në një video të postuar në rrjetin social Facebook, shihet një burrë teksa vozit automjetin në zonën e bjeshkëve të brezit kufitar dhe me lot në sy komenton.

Ai thotë se është në gjendje ta japë krejt pasurinë, por edhe jetën, për ta mbrojtur tokë e Kosovës. /Telegrafi/

 

“Të qajturit e burrit për t’i bërë ballë copëtimit të krahinës së Rugovës”

Posted by Afrim Osaj on Wednesday, March 30, 2016

Exit mobile version