Telegrafi

“Lot i zi”, baladë e re nga Arbër Gjota

“Lot i zi” titullohet kënga më e re e Arbër Gjotës, e cila është publikuar me videoklip.

Është fjala për një baladë që vjen e interpretuar shumë mirë nga këngëtari.

Kompozitori i njohur, Nexhat Mujovi – Virusi, është kujdesur për muzikën dhe orkestrimin e këtij projekti.

Teksti i kësaj kënge është shkruar nga Arsim Bunjaku.

Ana vizuale i është besuar produksionit XL Films.

“Karamele” është një prej projekteve të fundit të Arbër Gjotës, të cilën po ashtu e solli të realizuar me videoklip.

Kënga e publikuar në nëntorin e kaluar ishte këngë ritmike dashurie me një videoklip të pëlqyeshëm.

Irkenc Hyka e kishte bërë muzikën, me tekst të Petro Xhorit, ndërsa miksimi dhe masterizimi ishte realizuar nga Jojo Unix Production. Ana vizuale i është besuar njëherësh XL Films.