Site icon Telegrafi

Lot në sytë e lojtarëve që mbeten jashtë Evropianit

Katër lojtarët që nuk do të luajnë me Shqipërinë në Evropian janë ndarë me lot nga zgjedhjet e trajnerit.

Herolind Shala, Berat Gjimshiti, Amir Rrahmani dhe Milot Rashica janë emrat që nuk janë ftuar për në Euro 2016.

Nga burime të Telegrafit brenda kombëtares bëhet me dije se disa nga lojtarët janë ndarë me lot.

De Biasi nesër pritet të flet për zgjedhjet e tij në lidhje me listën përfundimtare.

I çuditshëm është fakti që Berat Gjimshiti nuk është ftuar për në përfundimtare edhe pse kishte luajtur rol të rëndësishëm për në Euro 2016. /Telegrafi/

Exit mobile version