Shannen Doherty ka bërë të ditur se i është rikthyer kanceri, tre vjet pasi ishte tërhequr, për më shumë sëmundja e saj është në stadin e katërt.
Mëngjesin e të hënës, aktorja “Beverly Hills 90210” ishte pjesëmarrëse në emisionin Good Morning America, ku ka treguar për gjendjen e saj.
Ylli i njohur për rolin e Brendas ishte diagnostikuar me kancer të gjirit për herë të parë në vitin 2015, ndërsa pas terapisë intensive (mastektomi, kimioterapi dhe radioterapi), në vitin 2017, mjekët konstatuan se qelizat kanceroze ishin eliminuar.
Mirëpo, në fillim të vitit të kaluar, mjekët sërish e kishin njoftuar 48-vjeçaren se sëmundja i është kthyer, ndërsa ajo e ka mbajtur të fshehur deri më tani.
“Do të mësohet është vetëm çështje ditësh ose javësh se jam na stadin e katërt, kaceri më është kthyer dhe prandaj jam këtu. Është një moment i hidhur në shumë mënyra. Jam e tmerruar jam shuëm e frikësuar”, ka rrëfyer Doherty.
Ajo ka thënë se e ka pasur shumë të vështirë t’ia thoshte nënës sa saj, Rosa dhe bashkëshortit, producentit filmik, Kurt Iswarienko.
Doherty ishte diagnostikuar me rikthimin e kancerit kur Luke Perry (i dashuri saj në serial), ndërroi jetë nga goditja në tru. /Telegrafi/