Tottenhami ka arritur të shënojë fitore të madhe ndaj Ajaxit me rezultat 3-2 për të kaluar në finale të Ligës së Kampionëve.
Në pjesën e parë Ajaxi ishte në epërsi prej 2-0, gjë që nuk mendohej një rikthim i Tottenhamit.
Por këtë nuk e mendoi Lucas Moura që arriti të shënojë tri herë dhe ta dërgojë në finale Tottenhamin.
Me ta mbyllur ndeshje gjyqtari gjerman Felix Brych, lojtarët e Tottenhamit filluan festën.
Edhe të lënduarit si Harry Kane e Davison Sanchez duke çaluar u futën në fushë.
Trajneri Maurizio Pochettino po ashtu festoi në një mënyrë që nuk është parë asnjëherë.
Raw emotion. This is what it means.
💙 💙 💙 #UCL ⚪️ #COYS
pic.twitter.com/N6hkZlDBsS— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) May 8, 2019
Tottenhami nuk e kishte besuar dhe natyrisht festa ishte e madhe.
Në anën tjetër lojtarët e Ajaxit ishte të shtrirë në tokë dhe të mërzitur që për pak sekonda e lëshuan finalen nga dora. /Telegrafi/