Florian Loshaj ka vazhduar me formën e mirë te Poli Iasi, duke shënuar dhe asistuar në ndeshje ndaj Chindia Targoviste, që u mbyll 2-2.
Lojtari i Kosovës, tash 23 vjeç, po shkëlqen te Poli Iasi, prej se ka zbarkuar në këtë kampionatin rumun.
Mesfushori e nisi mirë takimin, duke shënuar që në minutën e 15-të.
Ai mori një top në afërsi të zonës, duke dribluar fillimisht, e pastaj me një gjuajtje të bukur me të majtën shënoi për 1-0.
Pas kësaj ai asistoi në minutën e 23-të, ku shënoi Horisa.
Barazimi 2-2 e mban Poli Iasin në krye të renditjes me 15 pikë.
Ky ishte goli i tretë i Loshajt në shtatë ndeshje, një mesazh i çartë për përzgjedhësin e Kosovës, Bernard Challandes.
Ky i fundit ka mungesa të mëdha, sidomos në mesfushë. /Telegrafi/