Istanbulspor ka fituar 3-0 në udhëtim te Hatayspor në kuadër të javës së 32-të në Superligën e Turqisë.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, derisa kishte një penallti të humbur nga ekipi mysafir në minutën e 14-të.
Por, gabimin e bashkëlojtarit e përmirësoi Florian Loshaj, kur shënoi për 1-0 në minutën e 68-të, ndërsa u ndihmua pikërisht nga Larentino që dështoi në pjesën e parë nga 11 metra.
Për 2-0 u përkujdes Mamadou, që realizoi në minutën e 71-të.
Fitoren e Istanbulspor e vulosi Temel, që shënoi në minutën e 87-të për tri pikë që nuk i ndihmojnë, pasi tashmë kanë rënë nga liga.
Në anën tjetër, Loshaj në këtë sezon ka shënuar pesë gola. /Telegrafi/
Florian Loshaj with his 5th goal of the season vs Hataysporpic.twitter.com/S6zzoxbTi1
— Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) April 14, 2024