Stadiumi i Shkodrës ka marrë një pamje tjetër, ndërsa disa nga ndryshimet që ka pësuar ky stadium, i ka publikuar zëvendëskryeministri Niko Peleshi.
Ndërkohë që ky stadium është i dyti pas atij të Elbasanit, teksa Qeveria ka miratuar edhe projektin e stadiumit të ri të Tiranës që do të mbajë emrin “Arena Kombëtare”.
“Në Shkodër, në ditën e Evropës, pas çeljes së Muzeut të mrekullueshëm Marubi, disa foto të shpejta nga stadiumi i ri futbollit. Një vepër nga ark. Peter Ëilson edhe për Shkodrën e bukur”, shkruan Peleshi.
Shqipëria mund t’i zhvillojë disa nga ndeshjet në këtë stadium që është më i madhi momentalisht në Shqipëri.