Telegrafi

Lorina Kuka fiton duelin e parë dhe humb të dytin, medaljen do ta kërkojë në repesazh  

Loriana Kuka e ka nisur mirë me fitore Grand Prixin e Budapestit në Hungari, por është ndalur pastaj me humbje.

Në duelin e saj të parë, ishte i vlefshëm për raundin e dytë, Kuka kishte përballë xhudisten hungareze, Fanni Toth.

Në këtë duel, Loriana u tregua e shkathët duke arritur të fitojë me ippon në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Pas kësaj fitore, radha i erdhi në çerekfinale të përballet me xhudisten nga Kuba, Kaliema Antomarchi.

Këtë përballje xhudistja jonë e nisi mirë dhe ishte afër të fitonte, por pas një gabimi të bërë u mposht nga kubanezja.

Megjithatë, gara nuk përfundon këtu për vajzën e re pejane, e cila medaljen e bronztë do ta kërkojë nga repesazhi.

Në repesazh, Loriana do të përballet me portugezen, Patricia Porsampaio. /Telegrafi/