Telegrafi

Lorik Cana: Ushtria e Kosovës e drejt e natyrshme, urime krijimi i saj

Foto: Lorik Cana/Facebook

Legjenda shqiptare e futbollit, Lorik Cana ka uruar krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

Sot (e premte) gjatë ditës, parlamenti i Kosovës ka votuar disa amendamente për ndryshim e misionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kështu, me votimin e tyre nga shumica parlamentare, FSK-ja do të ketë mision sigurie dhe do të njihet si Ushtri e Kosovës.

Lexo po ashtu Kosova bëhet me USHTRI!

Votimit të saj i janë gëzuar njerëz nga të gjitha fushat dhe njëri nga ta është edhe legjenda shqiptare e futbollit Lorik Cana.

Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Cana, ka shfrytëzuar profilin e tij privat në Facebook për të uruar Ushtrinë.

Postimi pa ndërhyrje i Lorik Canës:

“Urime krijimit te Ushtrise se Kosoves, nje e drejte e jona e natyrshme, synim ka paqen, sigurine dhe stabilitetin ne Kosove, rajon dhe me gjere”.

“Kjo ushtri gjithashtu do ti kontribon edhe ruajtjes paqes dhe sigurise ne vende te ndryshme te rajonit dhe botes duke qene ne nje te ardhme te shpejte si pjese e NATO-s”.

“Urime, urime”.

/Telegrafi/