Telegrafi

Lorik Cana thotë se nuk kishte marrë ftesë për të qenë pjesë e Big Brother VIP

Foto: Screenshot/YouTube

Përpara se të niste spektakli Big Brother VIP u aludua se ish- kapiteni legjendar i Shqipërisë, Lorik Cana, do të ishte pjesë e këtij formati.

Megjithatë, në shtëpinë më të famshme në Shqipëri hyri kushëriri i tij, Granit Cana.

Lidhur me këtë, futbollisti në një intervistë për “Abc e Mëngjesit” ka thënë se nuk ka qenë i ftuar asnjëherë nga BB VIP.

Foto: Screenshot/YouTube

“Asnjëherë nuk më kanë ftuar për të qenë në Big Brother. Nuk është në profilet e mia dhe nuk do të kisha plan për të qenë pjesë e programit”, ka thënë ai.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP Albania

“Kam komunikuar me produksionin për t’u futur brenda kur ishte djali i axhës tim, për t’i bërë një surprizë. Nuk e kam bërë se doja që ai të bëjë rrugëtimin e vet, që të mos thuhej se u fut aty për Lorikun dhe do të vazhdojë prej meje”, shtoi më tej Cana.

Foto: Screenshot/YouTube

I njëjti është ndalur edhe te karriera e tij për faktin se është shumë i pëlqyer dhe gëzon tifozë të shumtë.

“Ka disa virtyte dhe vlera që i trashëgon nga paraardhësit, nga familja dhe pastaj fillon dhe formohesh si njeri. Kam ndjekur hapat e babait, por duke u munduar që të kem një shtyllë në jetën time të përditshme”, tha ai. /Telegrafi/