Site icon Telegrafi

Lorik Cana takohet me arbëreshët: Lumturi dhe krenari mes arbëreshëve që ruajtën gjuhën për 5 shekuj

Kapiteni legjendar i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka postuar një foto në rrjetin social instagram, ku është shfaqur me arbëreshët e Italisë.

Futbollisti i cili la kombëtaren pas kampionatit evropian, vazhdimisht përcjell kombëtaren pavarësisht angazhimeve tjera.

Lexo po ashtu Gjithçka rreth Lorik Canës

Ai është në Itali, në Palermo, ku ka takuar arbëreshët e Italisë, shqiptarët të cilët kanë ruajtur gjuhën dhe kulturën për më së pesë shekuj.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth kombetares shqiptare

Këtë me krenari e ka treguar Loriku në Instagram, takim për të cilin ai shprehet me emocione.

“Lumturi dhe krenari, mes arbëreshëve që ruajtën gjuhën, kulturën për më shumë se pesë shekuj dhe me fëmijë të mrekullueshëm”, u shpreh Cana në rrjetin social Instagram.

Cana njihet si patriot i madh dhe njeri që ka sakrifikuar shumë për kombëtaren shqiptare të futbollit. /Telegrafi/

Exit mobile version