Site icon Telegrafi

Lorik Cana përqafohet me mikun e tij të vjetër Mauricio Pochetino, por dëshiron që Ligën e Kampionëve ta fitojë Xherdan Shaqiri

Legjenda e Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana ndodhet në Madrid për ta ndjekur nga afër finalen e Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Tottenham Hotspur.

Ish-mbrojtësi i Shqipërisë dhe shumë skuadrave të famshme evropiane është në cilësinë e analistit tek Tring.

Cana është takuar me mikun e tij të vjetër, Mauricio Pochetino i cili aktualisht është trajner tek Spurs.

35-vjeçari nga Gjakova gjatë vitit 2001-2003 ishte bashkëlojtarë me Pochetinon te gjiganti francez Paris Saint Germain.

Cana është përshëndetur me Pochetinon dhe i ka uruar fat në finalen e madhe të Madridit.

Por në një prononcim për Tring, Loriku tha se më shumë e përkrah Xherdan Shaqirin që të triumfojë në finalen e madhe.

“Dëgjo i joni mbetet i joni dhe patjetër që anoj më shumë për Xherdanin, por nëse e fiton Mauricio Ligën e Kampionëve do të isha i gëzuar për të”.

“Do t’i jap një avantazh të vogël Liverpoolit, por ndeshja nuk do të jetë aq e lehtë sa mendojnë disa”, deklaroi Cana. /Telegrafi/

Exit mobile version