Ka filluar darka e paralajmëruar me rastin e kthimit të kombëtares shqiptare nga kampionati evropian Euro 2016.
Pas shumë takimeve ceremoniale dhe pritjes madhështore nga ana e tifozëve kuqezinj, futbollistët janë ftuar në një darkë të cilin e ka shtruar kryeministri shqiptar, Edi Rama.
E përkrah kapitenit të kombëtares, Lorik Cana gjendet edhe kryeministri kosovar, Isa Mustafa, i cili kishte paralajmëruar se do të jetë i pranishëm në këtë darkë solemne.
Kujtojmë se futbollistët janë kthyer në Atdhe pas eliminimit në kampionatin evropian të futbollit. /Telegrafi/