Telegrafi

Lorik Cana kthehet në kohë, publikon një fotografi nga pushimet me nënën e tij

Lorik Cana (Foto: Instagram/lorikcana)

Kapiteni legjendar i Shqipërisë, Lorik Cana, konsiderohet të jetë njëri prej meshkujve më të pashëm shqiptarë.

Ai së fundmi përmes rrjeteve sociale ka bërë një rikthim në kohë, ndërsa ka ndarë me ndjekësit një fotografi nga pushimet në vitet e tetëdhjeta bashkë më nënën e tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Lorik Cana

“Mami dhe Liki i vogël, dikur viti 1985-1986, nuk jam i sigurt”, ka shkruar ai pranë imazhit. Ndërkohë që nuk kanë munguar pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit e tij.

 

Ish-kapiteni i Kombëtares tashmë është duke punuar në projekte të reja të futbollit dhe kohë pas kohe po luan rolin e analistit të futbollit.

I njëjti është edhe prind i përkushtuar dhe një bashkëshort i bukuroshes italiane, Monica. /Telegrafi/