Lorik Cana ka publikuar një tjetër fotografi të djalit të tij.
Kapiteni i kombëtares shqiptare ka ulur Bojkenin para duke i mbajtur duart e tij të vogla në timonin e makinës, transmeton Telegrafi.
“Piloti i ardhshëm. MiniCana. Bebja shqiponjë. Shoferi bebe”, ka shkruar futbollisti i njohur në mbishkrimin e kësaj fotografie.
Bojkeni u lind në shtator të vitit të kaluar duke bërë prindt për herë të parë Lorikun dhe Monikën italiane. /Telegrafi/