Telegrafi

Lorik Cana fotografohet me Shpend Ahmetin, ky i fundit ironizon me “arrestimin” e tij (Foto)

Shumë zhurmë është zgjuar mbrëmë (e enjte) për kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin, për të cilin u tha se “u arrestua” në Milano, pasi kishte shkuar për të ndjekur ndeshjen KF Shkëndija – Milan.

Megjithatë, gjithçka duket të ketë qenë një ngatërresë e emrit, dhe si shkas Ahmeti është vonuar në ndjekjen e ndeshjes.

Lexo po ashtu Estrada në mbështetje të madhe për Shkëndijën, disa prej tyre gjenden edhe në stadium (Foto)

Një ditë më pas, ai ka vendosur të publikojë në rrjetet sociale një fotografi ku shfaqet krah futbollistit të njohur, ish-kapitenit të Kombëtares, Lorik Cana.

“Na ‘esktraduan'”, shkruan Shpend Ahmeti me satirë në mbishkrimin e fotografisë, duke ironizuar me lajmet e mbrëmshme rreth “arrestimit” të tij.

Lexo po ashtu Ahmeti: Më ngatërruan me një emër të ngjashëm në Spanjë

Vetëm pak çaste më vonë, edhe Lorik Cana ka publikuar një ‘selfie’ me kryetarin e Prishtinës, teksa në mbishkrimin e fotografisë e ka krahasuar atë me aktorin e njohur amerikan, Tom Hanks.

Mesa duket, dyshja kanë kaluar çaste të këndshme bisede e humori nën shoqëri të njëri-tjetrit. /Telegrafi/