Site icon Telegrafi

Lorik Cana fotografohet me Dua Lipën: Si të gjithë shqiptarët, krenar me ty

Foto: Dua Lipa/Instagram

Të hënën, në Teatrin “Argentina” të Romës është mbajtur një koncert recital në nderim të 550 vjetorit të vdekjes, së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Inva Mula, Ramë lahaj, Elhaida Dani, Ermal Meta, Dua Lipa e Erza Muçolli ishin disa nga emrat e famshëm që morën pjesë në këtë koncert, në të cilin u interpretuan këngë kryesisht me motive shqiptare.

Lexo po ashtu Dua Lipa, Ramë Lahaj, Inva Mula, Elhaida Dani e Ermal Meta kënduan së bashku "Luleborë" në fund të koncertit në Romë

Artistja me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, këndoi kolonën e famshme zanore “Homesick”, ndërsa ndodhej bashkë me familjen e saj në këtë koncert.

Dua Lipa me familjen e saj në Romë (Foto: Dua Lipa/Instagram)

Në prapaskenat e shfaqjes, ajo ka pasur rastin të takohet me kolegët e saj shqiptarë, dhe të shkëmbejë fotografi me ta.

Futbollisti i njohur shqiptar, Lorik Cana, është ai i cili vendosi që në rrjetin social Instagram të publikojë së fundmi një fotografi, ku shfaqej bashkë me Duan.

Cana duket të ketë qenë i lumtur që ka pasur fatin të takohet me artisten shqiptare, ndërsa është shprehur në mbishkrimin e fotografisë se ndjehet krenar me të, ashtu si çdo bashkëkombës i tij.

“Si të gjithë shqiptarët, fans i madh i Dua Lipës, krenar me ty”, janë fjalët e Lorik Canës në mbishkrimin e fotografisë, e cila ka marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e tij, ndër to edhe vet pëlqimin e Duas. /Telegrafi/

Dua Lipa në Romë (Foto: Dua Lipa/Instagram)
Exit mobile version