Site icon Telegrafi

Loriana Kuka zgjedh Kosovën në xhudo

Loriana Kuka, mbesa e trajnerit Driton Kuka, ka vendosur që të përfaqësojë Kosovën në xhudo.

Kuka në Kampionatin Evropian arriti në gjysmëfinale, duke mposhtur malazezen Pekoviq dhe belgen Williams, ndërsa në gjysmëfinale humbi kundër spanjolles Rodrigues dhe do të luftojë për medaljen e bronztë kundër hungarezes Gerscak.

Në këtë garë ajo po e përfaqëson Zvicrën, por trajneri Toni Kuka ka bërë të ditur se shumë shpejtë do të përfaqësojë Kosovën.

“Suksesi më i madh në karrierën e saj, ajo po përfaqëson Zvicrën në këtë garë dhe prej muajit të ardhshëm vjen në Kosovë për të vazhduar me shtetin e familjes së saj e dëshira ishte e saj e madhe,jemi në procedurë të marrjes së shtetësisë”, ka shkruar Kuka.

Exit mobile version