Site icon Telegrafi

Loriana Kuka zë vendin e pestë në Grand Slamin e Abu Dhabit

Foto: Komiteti Olimpik i Kosovës

Loriana Kuka ka përfunduar në vendin e pestë të Grand Slamit që është zhvilluar në Abu Dhabi.

Xhudistja kosovare nga kjo garë ka arritur t’i fitojë 360 pikë olimpike, e që do t’i ndihmojë shumë në garat e radhës.

Xhudistja jonë (-78 kg) doli e pesta, pasi nuk arriti të mposhtë francezen Madeleine Malonga, në luftën për medaljen e bronztë përmes repesazhit.

Loriana fitoi tri luftëra, ndërsa u mund në gjysmëfinale nga Klara Apotekar e Sllovenisë.

Medalistja e bronztë botërore Tokio 2019, shtoi 360 pikë Olimpike në konton e saj për Lojërat Olimpike Tokyo 2020.

Ekipi i xhudos do të kthehet nga Abu Dhabi me medaljen e artë të Majlinda Kelmendit (-52 kg). /Telegrafi/

Exit mobile version