Telegrafi

Loriana Kuka mposhtet nga ish-kampionia e botës në gjysmëfinale, tani kërkon medalje përmes ‘repechage’

Loriana Kuka nuk ka arritur të kalojë në gjysmëfinale të Masterit të xhudos që po mbahet në Doha të Katarit.

Xhudistja jonë fillimisht në dy raundet e para kishte eliminuar Mazouz dhe Tcheumeo në -78 kilogramë.

Në çerekfinale, Kuka u mposht nga ish-kampionia e botës në vitin 2018, Shori Hamada nga Japonia.

Aty, xhudistja kosovare zhvilloi një luftë të ashpër, mirëpo në fund u mposht me Ippon nga kundërshtarja.

Tani, Kuka do kërkojë medaljen e bronztë përmes repechage në kategorinë deri në 78 kilogramë. /Telegrafi/