Site icon Telegrafi

Loriana Kuka në gjysmëfinale të Grand Slamit që po mbahet në Budapest

Loriana Kuka ka kaluar në gjysmëfinale të Grand Slamit të xhudos që po mbahet në Budapest.

Kuka në çerekfinale të kategorisë deri 78 kilogramë, mposhti rusen Aleksandra Babintseva pas afro 5 minutave luftë me një waza-ari.

Në gjysmëfinale Kuka do të luftojë me franceze Estelle Fanny Posvite.

Në raundin e dytë, Loriana mundi xhudisten nga Mongolia, Munkhtsetseg Otgon. /Telegrafi/

Exit mobile version