Telegrafi

Loriana Kuka në finale të garës për çmimin e madh ‘Marrakech 2019’

(Fotoarkiv: IJF/KOK/Facebook)

Loriana Kuka është kualifikuar në finale të Grand Prixit të xhudos, i cili po mbahet në Marrakech të Marokut.

Xhudistja nga Kosova shënoi tri fitore në kategorinë -78 kilogramë, ndërsa në finale takohet me gjermanen Maria Ana Wagner.

“I urojmë fat dhe suksese Lorianës në luftën për medaljen e artë”, thuhet në postimin e KOK-ut në Facebook.

Gara për çmimin e madh të këtij viti në Marrakech është shumë e rëndësishme, duke qenë se vlen për pikë kualifikuese në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Loriana Kuka

Ndërkaq, theksojmë se Loriana është xhudistja e vetme nga Kosova që është pjesëmarrëse në këtë garë.

Kujtojmë që xhudistja jonë arriti deri në finalen e madhe edhe në ‘Tel Aviv 2019’, ku e rrëmbeu medaljen e argjendtë.

Në garën e zhvilluar në Izrael, ajo nuk arriti ta mposhtte vetëm sllovenen Klara Apotekar në kategorinë deri në 78 kilogramë.