Site icon Telegrafi

Loriana Kuka në finale, në garë për medaljen e artë

Edhe një medalje për Kosovën nga Grand Prixi i Uzbekistanit.

Tani ka qenë xhudistja Loriana Kuka që ka arritur në finale në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Xhudistja nga Peja në gjysmëfinale ka mposhtur xhudisten gjermane, Luise Malzahni.

Ndërkohë në rrethin e parë, Kuka mposhti Raifovan nga Kazakistani dhe në raundin e dytë nga Portugalia, Sampaio.

Në finalen e madhe, Kuka do të përballet me xhudisten nga Austria, Bernadette Graff.

Kujtojmë që dy ditë më parë nga Grand Prixi në Uzbekistan medalje të arta kanë marrë Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi, ndërsa Nora Gjakova medalje të argjendtë. /Telegrafi/

Exit mobile version