Po vazhdojnë me sukses të shfaqen xhudistet tona në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018.
Gjatë dy ditëve të kaulara, dy xhudiste dhe një xhudist i sollën vendit tonë tre medalje të arta.
Kësaj radhe në finale të garave që po zhvillohen në shtetin spanjoll, Loriana Kuka ka siguruar një vend në finalen e kategorisë deri në 78 kilogramë.
Xhudistja jonë mposhti në gjysmëfinale sllovenen, Patricia Brolih.
Theksojmë se Kuka triumfoi në çerekfinale ndaj spanjolles, Laia Talarn, pasi kundërshtarja mori tri vërejtje.
Kujtojmë Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Akil Gjakova gjatë ditëve të kaluara kanë fituar medalje të arta.
Ndryshe, finalja e Lorianës zhvillohet nga ora 17:00, sipas kohës sonë lokale. /Telegrafi/