Site icon Telegrafi

Loriana Kuka ndalet në gjysmëfinale, kërkon medaljen e bronztë me repeisazh në Baku

Xhudistja jonë, Loriana Kuka do të luftojë për medaljen e bronztë në kategorinë deri në 78 kilogramë Grand Slamin që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Loriana e nisi ditën e sotme pa lojë në raundin e parë, ndërsa në raundin e dytë shënoi fitore.

Në këtë raund, xhudistja pejane mposhti me ‘ippon’ xhudisten gjermane, Teresa Zenker, për të siguruar çerekfinalen.

Në çerekfinale, Loriana ishte përsëri superiore duke mposhtur holandezen Guusje Steenhuis dhe duke kaluar në gjysmëfinale.

Megjithatë, në gjysmëfinale, pejania ishte e pafat duke u mposhtur nga xhudistja holandeze, Natascha Ausma, e cila e mundi me ‘Wazari’.

Por, këtu nuk përfundon gara për xhudisten nga Kosova, pasi tani do të kërkoj medaljen e bronztë me anë të repeisazhit.

Në luftën për medaljen e bronztë, Kuka do të ndeshet me xhudisten britanike, Emma Reid.

Vlen të theksohet se në Baku para disa ditësh medaljen e bronztë e fitoi Nora Gjakova. /Telegrafi/

Exit mobile version