Site icon Telegrafi

Loriana Kuka ndalet në çerekfinale, por lufton për medalje të bronztë

Xhudistja jonë, Loriana Kuka është ndalur në çerekfinale të Grand Prix të xhudos që po zhvillohet në Portugali.

Pejania e ka nisur ditën mbarë duke shënuar fitore në dy ndeshjet e para të zhvilluara në Almada të Portugalisë.

Në kategorinë deri 78 kilogramë, Kuka e nisi ditën duke fituar me “ippon” ndaj xhudistes nga Qipro, Zanet Michaelidou.

Në rrethin e dytë, xhudistja jonë u përball me ekuadorianen Vanessa Chala, të cilën e mposhti me shpejtësi.

Megjithatë, Loriana ishte e pafat në çerekfinale me ukrainasen Yelyzaveta Lytvynenko, ku u mposht pas një lufte që zgjati 12 minuta.

Loriana do të luajë për medaljen e bronztë në repesazh me sllovenen Patricija Brolih. /Telegrafi/

Exit mobile version