Telegrafi

Loriana Kuka mposht xhudisten italiane, vetëm një fitore larg medaljes së bronztë

Loriana Kuka ka arrë një fitore shumë të rëndësishme në luftë për medaljen e bronztë.

Xhudistja nga Kosova ka arritur ta mposht italianen Giorgia Stangherlin në luftën e parë të repesazhit.

Kuka po garon në kategorinë deri në 78 kilogramë në Grand Slamin e Abu Dhabit.

Tani pas kësaj fitore ndaj xhudistes italiane, Kuka është vetëm një fitore larg medaljes së bronztë. /Telegrafi/