Telegrafi

Loriana Kuka kalon në çerekfinale të Lojërave të dyta Evropiane në xhudo

Loriana Kuka (Foto: NOC Kosovo/Facebook)

Loriana Kuka e ka nisur mbarë garën në Lojërat e dyta Evropiane që po zhvillohen në Minsk të Bjellorusisë.

Xhudistja jonë e mposhti Katie Jemina Yeats Brown të Britanisë së Madhe në kategorinë e -78 kilogramëve.

Me këtë fitore ndaj britanikes, Loriana Kuka e ka arritur kualifikimin në çerekfinale.

Në këtë fazë, xhudistja kosovare do të përballet me Guusje Stenhuis të Holandës.

Kuka shihet si favoritë për të rrëmbyer një medalje në lojërat që po zhvillohen në Minsk.

Nëse xhudistja jonë arrin ta fitojë një medalje, atëherë do të ishte e treta për Kosovën, pasi Majlinda Kelmendi dy ditë më parë fitoi të artën dhe Nora Gjakova të argjendtën. /Telegrafi/