Loriana Kuka ka marrë dy fitore në kategorinë deri në 78 kilogramë në Grand Slamin e Abu Dhabit.
Xhudistja kosovare fitoren e parë e arriti me Ippon, ku mposhti kazaken Nazerke Tileukhanova.
Ndërkohë në rrethin e dytë në këtë Grand Slam, Kuka mposhti me Wazzari xhudisten britanike Emma Reid.
Tani në çerekfinale Kuka do të përballet me xhudisten kineze Ma Zhenzhao. /Telegrafi/