Telegrafi

Loriana Kuka humbet përballjen e repesazhit dhe eliminohet nga “GP Budapest 2019”

Loriana Kuka ka humbur ndeshjen e repesazhit për medaljen e bronztë në Grand Prixin që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Xhudistja e re nga Kosova e ka nisur mirë garën duke shënuar fitore në raundin e parë ndaj hungarezes, Fanni Toth, të cilën e mposhti në kategorinë deri 78 kilogramë.

Megjithatë, në çerekfinale, Loriana ishte e pafat duke humbur edhe pse ishte më e mirë se xhudistja nga Kuba, Kaliema Antomarchi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Xhudos

Pas kësaj humbje, pejania mbeti në garë për medaljen e bronztë me anë të repesazhit, ku u ndesh me portugezen, Patricia Porsampaio.

Në këtë përballje xhudistja jonë ishte më e mirë, por ndeshja shkoi në vazhdime, ku portugezja fitoi me anë të pikës së artë.

Me këtë humbje, Loriana përfundon garat në Grandi Prixin e Budapestit. /Telegrafi/