Xhudistja jonë, Loriana Kuka ka pësuar humbje në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian “Lisbona 2021”, por është ende në garë për medaljen e brzontë.
Pas dy fitoreve në dy ndeshjet e para, xhudistja jonë ka pasuar humbje në gjysmëfinale.
Loriana u mposht në gjysmëfinale nga holandezja Guusje Stenhuis, nën-kampione e botës në vitin 2018, në kategorinë deri në 78 kilogarmë.
Lufta e pejanes për medaljen e bronztë pritet të zhvillohet pas orës 17:00.
Ju kujtojmë se Kosova deri më tash në Kampionatin Evropian në Lisbonë i ka fituar tri medalje, dy të arta dhe një të bronztë dhe kryeson renditjen e shteteve pas ditës së dytë të garave. /Telegrafi/